Në fshatin Duraj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin K.S (M/K), i moshës 26 vjeçar i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej 60 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.