Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, parandalohet kontrabandimi i telefonave celularë 

Nën 1, 2023

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefonave celularë me një vlerë mbi 12,000 euro.

Oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet. Pas pyetjes së zakonshme, “a ka diçka për të deklaruar në doganë”, shoferi është përgjigjur se “nuk ka asgjë për të deklaruar”. Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit.  Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim: 10 iPhone Pro 14 dhe10 iPhone Pro Max.

Gjithsej, vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12,104.60 Euro. Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra. Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM