Shihni

Arkivat

MPB vë në funksion Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

MPB vë në funksion Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

Përmes një konference, Ministria e Punëve të Brendshme, ka vënë në funksion Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit, e cila është shumë e rëndësishme për evidentimin dhe ruajtjen e të dhënave të raportuara dhe evidentuara të rasteve të trafikimit me njerëz. ...

Rama: Bashkohemi për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje

Rama: Bashkohemi për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që të bashkohemi për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje. Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se 23 viktima të dhunës në familje i kemi përkrahur me 67.000 euro si ndihmë financiare për strehim, ushqim...

Një dhomë, një mësues, dy klasa…

Një dhomë, një mësues, dy klasa…

Hapësira në të cilën mbajnë mësim paralelet e ndara të shkollës fillore “Liria“në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit ka vetëm tri dhoma. Njëra shfrytëzohet nga mësuesi Armend Rexhepi , i cili mëson klasën e parë dhe të tretë e tjetra nga Milikije Osmani Latifi, mësuese e klasës së dytë dhe të katërt. Kurse dhoma e tretë konsiderohet si një sallë e këtyre dy mësuesve e që janë të vetmit në këtë hapësirë joadekuate për një shkollë.

Një jetë studentore pa një qendër të mjekësisë

Një jetë studentore pa një qendër të mjekësisë

“Një qendër mjekësore është shumë e nevojshme. Mungesa e saj ndikon keq sepse ndodhë të kemi ndonjë rast urgjent dhe duhet të drejtohemi te spitali ose të thërrasim ambulancën në vend që këto të ishin regulluar brenda Qendrës Studentore,” thotë ish-banuesja e konviktit. Deltina Syla, nga Peja

“Sytë” vullnetare të studentëve të verbër

“Sytë” vullnetare të studentëve të verbër

“Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për personat e verbër seçfarë janë të aftë të bëjnë. Përveç kësaj, kam pasur rastin t’i shoh edhe miket e L.D-së, po ashtu të verbëra. Ato kanë pasur gjendjen edhe më të rendë, por të dyjat punojnë dhe e mbajnë shtëpinë e tyre. Janë tepër të zonja edhe kur të flasin të motivojnë dhe t’i harron që ai person nuk sheh,” rrëfen Majlinda.

Një kënd për copëz lumturi për fëmijët me aftësi të kufizuara

Një kënd për copëz lumturi për fëmijët me aftësi të kufizuara

Në një hapsirë prej rreth 30 metra katrorë fëmijët me aftësi të kufizuara po gjejnë lumturi dhe përkrahje: shoqata Hendikos në Ferizaj ka hapur një biblotekë të pazakontë ku këta femijë mund të luajnë e të huazojnë lodra edukative e libra të ndryshëm.

Kur mjalti të jep bukë

Kur mjalti të jep bukë

Jehona dhe Agron Dabiqaj nga fshati Prilep, komuna Deçan, ka gati tre vite që kanë hyrë në treg me produkte të mjaltit. Ata jetojnë me të ardhurat e siguruara nga kjo punë. Edhe pse sivjet kushtet klimatike nuk kanë qenë në favor të bletëve, ata janë kujdesur që ta nxjerrin me kohë sasinë e mjaltit të prodhuar nga to.

LGBT po thyen heshtjen, dalëngadalë del nga anonimiteti

LGBT po thyen heshtjen, dalëngadalë del nga anonimiteti

Në vitin 2012 një iniciativë e revistës Kosovo 2.0 mëtoi t’i jap fund heshtjes së komunitetit LGBT, me botimin e një edicioni me temë seksin. Ky edicion ndër të tjera, trajtoi dhe problemet e komunitetit LGBT; problemet që i kanë për ta shprehur seksualitetin dhe dhunën me të cilën ata përballën. Për pasojë pati shumë mospajtime dhe pjesëtarët e komunitetit jo vetëm që u përballën me kërcënime të shumta por dhe u sulmuan fizikisht gjatë lancimit të revistës Kosovo 2.0 në Pallatin e Rinisë.

Puna e detyruar po ua merr fëmijërinë

Puna e detyruar po ua merr fëmijërinë

Sipas Agjencisë së Statisktikave të Kosovës (ASK), në Kosovë 10.7% e fëmijëve të moshës 5-17 janë të angazhuar në punë, kurse 6.8% e tyre punojnë në kushte të rrezikshme. Kurse në vitin 2014 në gjithë Kosovën, 206 fëmijë janë evidentuar nga Qendrat për Punë Sociale të jenë të përfshirë në punë të rënda.

“Virusi” i teknologjisë informative prek edhe biblioteka kosovare

“Virusi” i teknologjisë informative prek edhe biblioteka kosovare

Me zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë, po hetohet një rënie e interesimit për t’i vizituar bibliotekat tradicionale, kurse me procesin e bërjes së versionit “online” të librit, me digjitalizimin e bibliotekave parashihen edhe ndryshime.

Fshatrat, dikur përplot, sot të shkretëruara

Fshatrat, dikur përplot, sot të shkretëruara

Sevdije Zabeli, e cila ka jetuar në Rezallë deri para 13 viteve dhe është marrë me mjeljen e lopëve, prodhimet e qumështit, prej se është zhvendosur në qytet (Fushë Kosovë) nuk merret më me këto punë. Ajo tregon se jeta në fshat ka qenë më dinamike dhe se ka pasur më shumë angazhime përveç përkujdesjes për fëmijë dhe punëve të zakonshme të amvisërisë. Që nga zhvendosja në qytet, ajo iu kushton më shumë kohë fëmijëve dhe nuk ka angazhime tjera.

Kokëçarje me rrugët me dhe “pa emra”

Kokëçarje me rrugët me dhe “pa emra”

Krahas shumë ndryshimeve, në kryeqytetin tonë kanë ndryshuar edhe emrat e rrugëve. Këto ndryshime, sado të arsyeshme, po krijojnë vështirësi për banorët e kryeqytetit, jo vetëm se po u ngatërrohen emrat e adresat, por gjithsesi edhe nga fakti se një kohë të gjatë mund të jenë familjarizuar me emrat e vjetër.

Kosovarët dalëngadalë po vetëdijësohen për ushqimet bio

Kosovarët dalëngadalë po vetëdijësohen për ushqimet bio

Pavarësisht të gjitha problemeve që ekzistojnë, Diola Dosti Baftiu, ndryshe një femër e suksesshme nga Shqipëria, e cila tani jeton dhe punon në Kosovë, po mundohet të rrit vetëdijësimin tek qytetarët. Përmes faqes së saj ajo ka arritur të bind shumë njerëz me këshillat e saj të kenë kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Ajo është shumë optimiste, madje thotë se ne kemi aq shumë mundësi për treg bio sa edhe vendet e tjera si Gjermani, Zvicra mund të furnizohen nga ne.

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

THELLESISHT