Build Skills with our trainings

Sign up now!

LGBT po thyen heshtjen, dalëngadalë del nga anonimiteti

Nën 23, 2016

Ndër ato vende ku martesat mes gjinisë së njëjtë janë të ligjshme, tema e homoseksualitetit në Kosovë ende mbetet një temë tabu. Kur pjesëtarët e komunitetit LGBT vendosën ta ngrisin zërin për ta hapur këtë temë, u përballën me sulme të ashpra fizike nga një grup i caktuar i popullsisë. Këto sulme ndikuan që t’i vetëdijësojnë pjesën tjetër të qytetarëve se sa të rrezikuar janë në të vërtëtë ky komunitet.

Puna e vazhdueshme e disa organizatave dhe komunitetit LGBT ndikoi që më shumë pjesëtarë të deklarojnë hapur seksualitetin e tyre. Megjithëse ky komunitet ende mbetet i rrezikuar, janë bërë shumë hapa drejt krijimit të një ambienti që ua njeh të drejtat atyre.

Në vitin 2012 një iniciativë e revistës Kosovo 2.0 mëtoi t’i jap fund heshtjes së komunitetit LGBT, me botimin e një edicioni me temë seksin. Ky edicion ndër të tjera, trajtoi dhe problemet e komunitetit LGBT; problemet që i kanë për ta shprehur seksualitetin dhe dhunën me të cilën ata përballën. Për pasojë pati shumë mospajtime dhe pjesëtarët e komunitetit jo vetëm që u përballën me kërcënime të shumta por dhe u sulmuan fizikisht gjatë lancimit të revistës Kosovo 2.0 në Pallatin e Rinisë.

Cristina Mari, gazetare dhe menaxhere e programit në Kosovo 2.0., tha se pas publikimit te këtij numri të revistës ka pasur shumë komente.

“Disa ishin nga njerëzit që nuk ishin në dijeni për shkallën e homofobisë që ekzistonte në Kosovë, por kishte dhe shumë që na kërcënuan dhe na quajtën organizatë e komunitetit LGBT, “thotë Mari.

Një raport i bërë nga “Youth Initiative for Human Rights” (YIRH) në nëntor të vitit 2013, vë në pah se ekziston një mungesë e përgjithshme e informacionit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit mbi çështjet që i përkasin këtij komuniteti.

Lendi Mustafa, pjesëtar i këtij komuniteti tregon se megjithëse vendet ku i organizojnë mbrëmjet dhe festat e tyre duhet t’i mbajnë të fshehta, mbrojtjen e policisë e kanë deri në orën 00:00.

Megjithëse Policia e Kosovës kishte pasur disa trajnime në vitin 2007, ata nuk ishin të përgatitur për sulme si ato të vitit 2012. Policia e Kosovës thotë se pas atij incidenti pjesëtarët e tyre patën shumë trajnime që u organizuan nga Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Komunitetit LGBTI  “QESH” si dhe projektin e Bashkimit Evropian kundër homofobisë dhe transfobisë, me qëllim që të përvetësojnë një qasje pozitive dhe profesionale gjatë trajtimit të incidenteve në rastet kur janë të përfshirë anëtarët e komunitetit LGBT. Trajnime kanë mbajtur edhe në Holandë.

Organizatat QESH, CSGD dhe CEL merren me aktivitete të ndryshme kulturore që mbështesin komunitetin LGBT. Për çdo vit QESH organizon “Diversity Week” dhe për 4 ditë rradhazi zhvillon aktivitete të ndryshme si konferenca apo ekspozita që lidhen me komunitetin dhe problemet e tyre.

«Në vitin e kaluar kemi organizuar një natë ku kemi shprehur talentet tona, qëllimi ishte që të tregojmë se ne nuk identifikohemi vetëm si komuniteti LGBT »,  thotë Lendi.

Këtë vit gjatë « Diversity Week» organizata QESH ka paraqitur edhe raportin për përvojat e komunitetit LGBT në Kosovë. Ata bënë hulumtime në vitin 2014 duke anketuar 203 persona dhe në 2016 duke anketuar 83 persona të komunitetit.

QESH pajtohet se janë bërë ndryshime pozitive për të krijuar një ambient të sigurt për pjesëtarët e këtij komuniteti. Përderisa në hulumtimin e vitit 2014, 60% e të anketuarve kishin qenë të diskriminuar së paku një herë, në vitin 2016, ky numër ka qenë më i vogël se 53%.

Mirëpo, sipas këtij raporti me rritjen e vizibilitetit të komunitetit LGBT, frika ndaj diskriminimit është rritur në popullsinë mostër. Përderisa në vitin 2014, 65% e të anketuarve ishin deklaruar se frikësohen nga diskriminimi, në vitin 2016, numri arriti 60%.

Sociologja, Linda Gusia thotë se puna e organizatave të ndryshme është një indikacion për mobilizim, megjithëse mund të konsiderohemi një shoqëri homophobe.

“Mirëpo, kohëve të fundit më shumë njërëz po flasin hapur për seksualitetin e tyre. Arsyeja se pse një pjesë e shoqërisë nuk e pranon si fenomen real është sepse homoseksualiteti është mbajtur i fshehur, mirëpo çdo shoqëri ka një shkallë të homoseksualitetit,” shtoi Gusia.

Sipas  Lendit edhe qasja e mediave ka ndryshuar kohëve të fundit. Ata përdorin fjalor më të pranueshëm dhe kanë qendrim më neutral pa marrë parasysh opinionet e tyre personale për komunitetin.

Hapa të tjerë që u morën për të përkrahur komunitetin janë marshet që u organizuan në Prishtinë. Në marshin e fundit morën pjesë dhe politikanë në mesin e tyre edhe Hashim Thaçi, Atifete Jahjaga dhe Ulrike Lunacek. Sipas Gusisë, këto marshe i ndihmojnë komunitetit sepse tregojnë përkrahje dhe tolerancë.

Bulza Çapriqi

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM