Build Skills with our trainings

Sign up now!

“EdGuard” prezanton projektin “Kuptimi dhe Qëndrimi i të Rinjve ndaj Qytetarisë”

Mar 3, 2016

Të premten në orën 10:00, Instituti për Studime në Edukim, EdGuard, do të prezantojë raportin e projektit hulumtues “Kuptimi dhe Qëndrimi i të Rinjve ndaj Qytetarisë”. Kjo ngjarje do të mbahet në Qendrën e Konferencave “Orion”, në Prishtinë.

EdGuard është institut i sapothemeluar, i përkushtuar në hulumtim dhe avokim në fushën e edukimit. Qëllimi i institutit EdGuard është të nxisë debatin për edukim duke ofruar rekomandime të bazuara në evidencë, për ndryshim të politikave në edukim, dhe jo vetëm.

Valbona Makovci nga instituti EdGuard, tregon për KosovaLive qëllimin e projektit “Kuptimi dhe Qëndrimi i të Rinjve ndaj Qytetarisë”.

“Qëllimi i projektit është të rishikohet se si shkollat i përgatisin të rinjtë për rolin e tyre qytetar. Është tentuar të dëshmohet roli që shkollat dhe kurrikula ka në të ndërtuarit e bindjeve qytetare te të rinjtë. Të qenurit i pajisur me dije për qytetarin paraqet një indikator pozitiv për përfshirjen e të rinjve në shoqëri”.

Ky hulumtim ka përfshirë një mostër prej 1200 nxënësish të shkollave të mesme, të moshës 15 deri në 18 vjet. Nxënësit kanë qenë subjekt i një pyetësori të standardizuar me rreth 200 pyetje, që ka matur njohuritë, bindjet dhe të kuptuarit e tyre për qytetarinë.

Sipas planprogramit, përpos prezantimit të raportit do të ketë edhe diskutim të hapur me të pranishmit dhe autoritetet vendimmarrëse.
Valbona Makovci thotë se përfaqësuesit e institutit EdGuard besojnë se të gjeturat e këtij hulumtimi ofrojnë rezultate shumë interesante për opinionin e gjerë.

Përmes këtyre rezultateve është rikonfirmuar rëndësia që qytetaria ka mbi zhvillimin e të rinjve si individë të përgjegjshëm të së ardhmes”, shton ajo.

/Medina Mehmeti – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM