Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mosraportimi ende mban në “mjegull” përmasat e dhunës ndaj grave

Dhj 18, 2016

Adoleshentja A.R. nga fshati Bardhosh në komunën e Prishtinës, vitin e kaluar ka përjetuar një situatë të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë. Ajo ka përfunduar në spital pas sulmit fizik që përjetoi nga personi me të cilin kaloi tri vite lidhje dashurie. Asnjëherë nuk e kishte pritur një gjë të tillë nga personi më i dashur i saj.

Në një bisedë për KosovaLive, me kusht të anonimitetit, ajo rrëfen se kishte përjetuar dhunë fizike disa herë pas kurorëzimit të dashurisë me fejesë.

Rasti i fundit ka qenë më i rëndi dhe siç thotë ajo, “i pakuptimtë”. Vajza ka thënë se dhuna kishte filluar kur i dashuri i saj 19 vjeçar e kishte akuzuar atë se ajo “nuk dinte të gatuante sikurse e ëma e tij”.

Ndryshe nga fati i shumë grave tjera të cilat kanë përjetuar dhunë dhe të cilat nuk kanë pasur zgjidhje tjetër përpos që të rrijnë me burrin, ajo ndihet shumë “me fat” që ka pasur përkrahjen e familjes. Fejesën e saj e ka përfunduar menjëherë pas ushtrimit të kësaj dhune.

Ajo që A.R. nuk e ka bërë, është se rastin nuk e ka lajmëruar askund, as në polici.

Nga janari deri në shtator 2016, janë raportuar 819 raste të dhunës ndaj grave në Kosovë, nga të cilat në 640 raste femrat kanë qenë viktimë/ankuese. Numri i rasteve të paraportuara, si ai i A.R. nuk dihet.

Megjithatë sipas statistikave zyrtare numri i grave që paraqesin dhunën në polici është në rritje kohëve të fundit.

Sipas Zyres për Informim e Policisë së Kosovës për KosovaLive ka konfirmuar se gjatë vitit 2015 janë raportuar 1,038 raste të dhunës në familje, nga to në 869 raste, femra ka qenë viktimë/ankuese.

Ato këtë dukuri e kanë përjetuar në mënyra të ndryshme si: kanosje, lëndim trupor, sulm, fyerje, dhunë psikologjike etj dhe mosha e këtyre femrave është e ndryshme.

Jo të gjitha rastet e dhunës lajmërohen në organet kompetente. Ka shumë raste kur ato mbesin vetëm brenda mureve të shtëpisë. Madje shifra e tyre mund të jetë shumë më e lartë se e atyre që raportohen. Bazuar në këtë shifrat rreth kësaj problematike asnjëherë nuk jenë të sakta.

Statistikat tregojnë se 62% e qytetarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre, 68% kanë qenë gra.

Një tjetër shqetësim i grave të dhunuara është adresa e tyre e re. Shumë nga to nuk gjejnë përkrahjen e familjes, atyre u duhet të strehohen në strehimoret e shtetit e që janë vetëm 8 në Kosovë.

Adelina Berisha, hulumtuese nga “Rrjeti i grave të Kosovës” ka shprehur shqetësim të madh për funksionimin e këtyre strehimoreve.

“Gratë e dhunuara mund të qëndrojnë në to vetëm 6 muaj. Po ashtu atyre nuk u lejohen djemtë e tyre mbi moshën 12 vjeçare, por nuk vlen e njëjta për vajzat”, thotë Berisha. 

Shukrije Gashi nga Organizata joqeveritare “Partners Kosova” ka thënë për KosovaLive se organizata të cilën ajo e drejton është e fokusuar në fuqizimin ekonomik të gruas: ofrimin e shkathtësive komunikuese, hartimin e projekteve dhe planifikimit bashkëpunues.

Gashi ka insistuar se “ligjet ekzistojnë por gratë nuk din ku konkretisht t’i kërkojnë të drejtat e tyre”.

Edhe pse këto raste lajmërohen në polici, personi i arrestuar mbahet vetëm 24 deri në 48 orë paraburgim dhe më pas lirohet.

Sipas Adelina Berishës dhuna nuk njeh profesion, e as regjion gjeografik.

“Shumë gra kanë përfunduar të keqtrajtuara nga burrat të cilët kishin nivel të lartë të arsimimit. Ka raste kur në vendet rurale gratë kanë përfunduar të vdekura nga ushtrimi i lartë i dhunës,” thotë ajo.

Shqipdona Ademaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM