Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vetëdijësimi për konsumimin e produkteve vendore po rritet

Shk 22, 2017

Arieta Selimi nga Obiliqi thotë se është konsumuese e rregullt e produkteve vendore.

“T’ju them të drejtën, ne për çdo ditë konsumojmë prodhime të ndryshme, shpeshherë nuk e dijmë edhe vendin dhe origjinën e tyre. Unë, personalisht, u jap përparësi prodhimeve vendore, sepse kam më shumë besim në cilësinë dhe freskinë e tyre. Vetëm, në rastet, kur nuk gjej prodhimin vendor jam e detyruar ta marrë prodhimin tjetër”, thotë Selimi.

Ajo thotë se sa herë që shkon në dyqane ose në minimarkete për t’u furnizuar me ushqim, kontrollon mos vallë afati i përdorimit ka skaduar.

“Shpeshherë dal prej atje e shqetësuar, se mos afatet e shtypura në prodhime e importuara nuk janë reale. Ka shumë zëra nëpër rrugë, që burojnë nga punëtorët e minimarketeve, se jo rrallëherë pronarët i detyrojnë t’ua ndërrojnë datat e prodhimeve që i kanë nëpër dollapët e shitjes…”, shton Selimi.

Arben Tershnjaku  nga kompania “Liri”, e themeluar në vitin 1985 në Prizren, e cila prodhon llokuma, biskota, krem-banane, bombone, karamela, wafera, shtrudlla… thotë se produktet e tyre janë në harmoni me standardet evropiane, dhe se jane të çertifikuar me HACCP dhe ISO.

Ai shprehet i kënaqur me konsumimin e produkteve të “Lirit” në tregun kosovar, ndonëse pranon se ka vend për përmirësime.

“Kryesisht në konkurencën e kemi më shumë nga vendet e Ballkanit, por nuk ndihemi shumë të rrezikuar,” thotë ai.

Abdurrahman Vërbovci, nga fshati Barilevë, në afërsi të Prishtinës, kultivues tradicional i patates, vitin që shkoi, prodhoi mbi 80 mijë kilogramë patate të cilësisë së lartë.

”Përkundër sasisë dhe cilësisë së patates së vendit, në Kosovë vazhdon të futet patatja nga vendet tjera, si nga Turqia, Shqipëria, Serbia, para disa viteve edhe nga Siria. Kjo ndodhë për shkak të politikave joparimore në raport me prodhimin vendor, në rastin konkret me ne si prodhues të  patates”, thotë ai.

Sipas Vërbovcit, politikat qeveritare nuk janë të favorshme për prodhuesit vendor pasi shpeshherë  prodhuesit vendor shpesh janë të detyruar ta hedhin prodhimin sepse nuk kanë ku ta shesin.

Është interesant të ceket se në Panairin e Frankfurtit, të mbajtur kohë më parë, patatja e Kosovës e ka zënë njërin nga vendet e para në garën e cilësisë.

Në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, të mbajtur më 11 shkurt në kuadër të ditëve të biznesit të vogël, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa krahas përmirësimeve të mjedisit afarist, politikave fiskale dhe partneritetit me bizneset, që rezultoi me rritje më të lartë ekonomike në rajon prej 4% gjatë vitit 2015 dhe 2016, foli edhe për produktet vendore.

“Produktet tona janë mjaft dinjitoze si në aspektin e dizajnit, ambalazhit po ashtu edhe në aspektin e cilësisë, dhe kështu ato nuk mbeten aspak prapa atyre të huajave,” tha ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 7.4% krahasuar me një vit më parë, respektivisht në vlerë prej 247 milionë Euro. Kosova në këtë periudhë eksportoi mallra në vlerë 24,5 milionë Euro, ndërsa importoi 271,5 milionë Euro mallra nga jashtë.

Mallrat kosovare vazhdojnë të eksportohen më së shumti në Gjermani, Shqipëri, Kinë, etj kurse importohen nga Gjermania, Serbia, Turqia, etj.

Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori” thotë se konsumi i produkteve vendore nuk është i mjaftueshëm dhe se prodhimi  as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e qytetarit konsumator.

“Ligji i mbrojtjes së konsumatorit zbatohet shumë pak dhe në këto rrethana çdokujt i mbetet të imagjinojë ose llogaris cilësinë/sigurinë e produkteve si të atyre nga importi poashtu edhe të atyre vendore,” tha ai.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM