Build Skills with our trainings

Sign up now!

Edhe me diplomë, skeptike rreth perspektivës

Maj 5, 2017

Diana Kastrati, studente në vitin e tretë në Fakultetin Juridik ‘’Kadri Zeka ‘’ në Gjilan mendon se pas studimeve do të mbesë e pa punë. Ajo thotë se në këtë qytet nuk ka vende të mjaftueshme të punës dhe se nuk do të mund të punësohet në profesionin për të cilin po i kryen studimet.

‘’Duhet të jemi mjaft të përgatitur për këtë profesion pasi që ai kërkon shumë sfida, megjithatë edhe pse nuk na mungon përgatitja dhe dija, në vendin tonë tashmë po mbesim të papunë dhë një rol të madh për këtë po luan edhe njoftësia’’, ka deklaruar Kastrati.

Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i të papunëve në komunën e Gjilanit, më 2015 ishte rreth 14,050, 6,337 prej tyre femra.

Në vitin 2016/2017 në të gjitha degët e Universitetit “Kadri Zeka” janë pranuar 1,104 studentë prej të cilëve më shumë vajza – 622. Shumica prej tyre nuk e dinë se ku do të gjejnë punë pas studimeve.

Vetëm vitin e kaluar në Universitetin “Kadri Zeka” kanë diplomuar 34 studente të gjeneratës së parë të Fakultetit Ekonomik.

As Liridona Sabedini, gjithashtu studente e shkencave juridike, nuk pret që do të gjejë një punë lehtë. Një nga arsyet është se nuk ka vende të mjaftueshme të punës dhe nuk ka një kapital me të cilin mund të fillojë një punë profesionale.

‘’Tashmë edhe jam në përfundim të rumbullakësimit të dijës profesionale. Ajo që pres nga vendi im është mjerimi dhe injorimi i gjithë studimit tim. Karriera që kam ndërtuar deri tani është pa mbështetjen e shtetit tim’’, ka theksuar ajo.

Dukagjin Leka, prorektor në Universitetin e Gjilanit, thotë se universiteti ka filluar zbritjen e numrit të studentëve me qëllim përfundimtar të rritjes së cilësisë. Ai thotë se vetëm në Fakultetin Juridik në këtë vit akademik janë pranuar 250 studentë, për dallim nga vitet e mëparshme kur numri i studentëve të pranuar arrinte 450-500.

‘’Papunësia në Kosovë është përgjithësisht e madhe, por në përgjithësi programet tona të studimit dhe mënyrën dhe ngritjen e cilësisë e kemi gjithmonë me tregun e punës. Qëllimi ynë është që studentët tanë të aftësohen jashtëzakonisht mirë që ata jo vetëm të jenë të përgatitur për tregun e punës në Gjilan, por edhe për atë në Kosovë e në rajon‘’, thotë ai.

Agim Zuzaku, drejtor në Drejtorinë për Zhvillim në Gjilan, shpjegon se komuna është duke punuar në një projekt me objekt fuqizimin e femrave.

‘’Në bazë të statistikave të zhvillimit socio-ekonomik të vitit 2017-2021, një ndër objektivat e kësaj strategjie është edhe fuqizimi i femrave. Dy komponentët kryesorë të këtij projekti janë krijimi i rrjetit joformal të grave dhe hartimi i strategjisë për femrat ndërmarëse’’, ka theksur ai.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, numri i femrave si pronare të bizneseve është më i vogël se i meshkujve.  Në vitin 2015 si pronarë të bizneseve kanë qenë 81 femra dhe 322 meshkuj, ndërsa në vitin 2016 ky raport ishte edhe më i pafavorshëm, respektivisht 79 me 370.

Zuzaku shton se komuna u është drejtuar punëdhësve potencial me kërkesë për punë praktike për studentët.

Mirëpo sipas një ‘’Raporti analitik mbi hulumtimin e opinionit të komunitetit të biznesit në Gjilan’’ për vitin 2016, vetëm 257 biznese nga gjithsej 800 të anketuara, kishin shprehur nevojën për punë sezonale të studentëve. Nga ana tjetër, vetëm 36 nga ato 800 biznese kishin deklaruar mungesën e punëtorëve në profilet e tyre.

Sipas Institutit GAP, aktualisht në Kosovë janë të punësuara vetëm 12.9% e grave në moshë pune.

Arbresha Berisha

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM