Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosovaret diskriminohen edhe në kontrata të punës

Maj 12, 2017

Sektori privat si një punëdhënës i madh në Kosovë, jo rrallë është në thumb të kritikave sindikatat e punëtorëve dhe organizatat joqeveritare meqë jo gjithmonë funksionon sipas ligjeve në fuqi.

Arjeta Mezini, 24 vjeçare, punëtore në një furrë të bukës tregon se nuk ka kontratë të punës edhe pse punon për një vit të njëjtën punë.

“Punëdhënësi nuk e ka parë të nevojshme andaj as unë nuk e kam kërkuar, në fund të fundit asgjë nuk të siguron një copë letre”, ka thënë ajo.

Mezini edhe pse nuk ka kontratë të punës mendon se nuk ka diskriminim gjinor në këtë aspekt, mirëpo statistikat e tregojnë të kundërtën.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Democracy for Development (Demokracia për Zhvillim – D4D), vetëm 35% e respondentëve e të dyja gjinive kanë kontrata të shkruara me punëdhënësit, “përderisa 44.3% e tyre nuk janë në dijeni nëse posedojnë kontratë të shkruar”.

Shikuar në kontekst gjinor, dallimet janë të mëdha, meqë vetëm 16.9% e grave kanë kontrata të shkruara në krahasim me 83.1% të burrave të cilët kanë lidhur kontrata në shkrim me punëdhënësit e tyre.

Rezultate të ngjajshme që shfaqin dallime gjinore mes të punësuarve kanë rezultuar edhe nga lloji i kontratës që burrat dhe gratë posedojnë. Përderisa 87% e burrave kanë kontrata me afat të pacaktuar, vetëm 13% e grave marrin këtë kontratë. Kjo bën që vetëm 29.1% grave të përfitojnë kontribute pensionale për dallim prej 70.9% të gjinisë tjetër.

Arsim Bajrami, 32 vjeçar, punëtor në një market në Ferizaj thotë se nuk do të pranonte një punë pa kontratë edhe nëse do të ishte vetëm një mujore.

“Kontrata të jep një lloj sigurie nga punëdhënësi për atë afat kohor,” thotë ai dhe shton se kjo pabarazi gjinore është si faktor i moskëmbënguljes nga ana e femrave për kontratë. “Ato mjaftohen me gjetjen e punës e ndonjëherë nuk e mendojnë çka pastaj”.

Edhe raporti “Punësimi i pasigurt” i kryer nga Instituti “Riinvest” tregon rezultate përafërsisht të njëjta me hulumtimin e D4D: rreth 31 për qind e grave që punojnë në sektorin privat kanë punuar për 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë, 46 për qind kanë punuar gjatë festave zyrtare dhe 66 për qind e grave në këtë sektor kanë punuar gjatë fundjavës. Nga këto gra, të cilat kanë punuar përtej orëve zyrtare të punës, rreth 60 për qind thuhet se nuk kanë marrë asnjë lloj kompensimi.

Sidoqoftë, Ligji i punës mbron të drejtat e punëtorëve dhe gjobat për ata që nuk e respektojnë këtë ligj kapin shumën deri në 35 mijë euro.

Shukrije Rexhepi, kryetare e Rrjetit të Grave në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thotë se sipas Ligjit të punës, (i punësuari) duhet të punojnë 40 orë në javë, gjegjësisht 8 orë në ditë.

“Shumë femra, vijnë (e) ankohen në BSPK, por gjithmonë në kushte anonimiteti, për shkak të frikës nga humbja e vendit të punës”, thotë Rexhepi.

Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (United States Agency for International Development – USAID) ka njoftuar se më 2014 mosha dhe mungesa e orarit fleksibil ishin arsyet kryesore që gratë në Kosovë ishin të papunësuara. Shumë punëdhënës nuk do të punësonin gratë të moshës për shtatzëni, ndërkohë që gratë që kanë familje janë të prirura të kërkojnë punë me orar fleksibil. Nuk përjashtohet mundësia që edhe kjo, nganjëherë, të jetë e ndërlidhur me mosekzistimin e kontratave…

Xheneta Hasani

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM