Build Skills with our trainings

Sign up now!

Serialet turke “pushtojnë” televizionet dhe rininë kosovare

Qer 19, 2019

Tetëmbëdhjetë vjeçarja, Dardana Krasniqi, e cila sapo e ka përfunduar shkollimin në Gjimnazin e Gjuhëve “Eqrem Çabej” në Prishtinë, thotë se kishte filluar t’i shikojë serialet, sidomos ato të produksionit turk, qysh në moshën 13 vjeçare. Sot pohon se ka varësi ndaj tyre, duke i shikuar 13 sosh brenda javës.

Krasniqi pranon se shikimi i këtyre serialeve ka pasur ndikim edhe në jetën e saj sikur që edhe i ka shtuar dëshirën për t’i vizituar vendet turkofolëse. Për më tepër, është shtuar interesimi edhe për vazhdimin e shkollimit: aktualisht pret përgjigje nga 12 universitete të Turqisë ku ka aplikuar.

Shpresoj që me mundësitë që më jepen, të mund të vazhdoj në Turqi, që besoj se është një ndër shtetet me mundësitë  të mira për shkollim dhe se do të jem edhe unë një ndër personat që do të arrij sukses në shkollim jashtë vendit”, thotë kjo prishtinase e re.

Një numër i madh i kanaleve televizive në Kosovë, kohëve të fundit, i lënë shumë hapësirë serialave turke, që si duket i zëvendësuan ato amerikano-latine.

Në punimin e tij të doktoraturës, “Mediat turkofone në Ballkan” (2015), Alban Tartari, thotë se Kosova është shteti i dytë në Ballkan pas Maqedonisë që i transmeton serialet turke. Sipas tij, ndikimi i këtyre seriale vërehet edhe nëpër librari, ku është shtuar interesimi i lexuesve sidomos për librat e natyrës historike.

Produksioni televiziv turk ka arritur që në një periudhë relativisht të shkurtër, të depërtojë në vendet e banuara me shqiptarë. Që nga paslufta, këto seriale transmetohen vazhdimisht në mediat tona dhe në një mënyrë apo në një tjetër, e promovojnë kulturën turke në Kosovë.

Një anketë jopretencioze e KosovaLive, jep njëfarë indicjeje për shikueshmërinë e produksioneve turke: një pjesë e madhe (79%) e respodentëve të grupmoshës 19-24 vjeç, kryesisht të gjinisë femërore (72.6%) thonë se janë ndjekës të këtyre serialeve.

Ndikimi i serialeve në jetën e përditshme është relativisht i dukshëm, si në kulturë, në sjellje, në veshje dhe në mënyrën e të jetuarit.

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Avonet” dhe analisti Kenan Gashi, shton se në rrethin social, serialet kanë mesazhe në shumë dimensione, si në atë psikologjik, në shoqëri etj.

Mediat janë dhe luajnë një rol në opinionin e personazhit tek individi, shoqëria se si duhet të paraqitet një kulturë në botën e artit dhe të kulturës”- përfundoi ai.

Në anketën ad hoc të KosovaLive,  një pjesë e madhe e respodentëve  – 58.1%  janë të mendimit se kultura shqiptare me atë turke janë “mesatarisht të ngjashme” e madje 32.3% mendojnë se këto dy kultura janë “shumë të ngjashme”.

Psikologët shpjegojnë se nëse ndonjë serial është trend, është fenomen i cili i bën individët të ndjehen pjesë e grupit.

 “Si duket kjo ka ndikuar në Kosovë që adoleshentët dhe popullsia në përgjithësi të ndjekin seriale të njëjta për t’u bërë pjesë e diskutimeve dhe e grupit, duke diskutuar për karakteret dhe për ngjarjet”, thotë Azize Daku, psikologe.

Ndjekësit e këtyre serialeve, sipas anketës së njëjtë të KosovaLive, i takojnë shkollimit universitar (61.3%) dhe shumica (79%) prej tyre thonë se shikojnë televizion deri 3 orë në ditë. Pjesa dërrmuese (86.9%) thonë se televizionin e shikojnë në mbrëmje, kohë kjo kur zakonisht transmetohen serialet. Nga numri i përgjithshëm i respodentëve, shumica – 33.9% deklarojnë se shikojnë seriale, 27.4% emisione të ndryshme, 19.4% filma…

Sipas sociologut Labinot Konushevci, përmbajtja tematike e serialeve dhe raportet familjare me probleme si tradhtia, poligamia, aferat dhe flirtimet e ndryshme, dashuria e vuajtja, bëjnë që të rinjtë të krijojnë idhuj, simpati për role apo për artistë të caktuar dhe disa prej tyre i shndërrojnë edhe në model.

Sado që mund të ketë role të caktuara emancipuese, ku paraqitet një person se si sakrifikon për familjen e tij, rolet negative nga publiku i pavetëdijshëm mund të perceptohen edhe në mënyrë joadekuate”, shprehet ai.

Fitore Bekteshi

Ky artikull është prodhuar nga KosovaLive në kuadër të projektit Womedia i cili financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation dhe implementohet nga Enhancing Youth Employment.Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e donatorëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM