Build Skills with our trainings

Sign up now!

Të moshuarit pa përkujdesje familjare-me mbështetje institucionale

Tet 6, 2020

Shtresa e cila për arsye të ndryshme qofshin ato biologjike, shëndetësore, sociale ose financiare e cila është në një nevojë më shumë se shtresat e tjera është ajo e të moshuarve.

Prekja nga disa sëmundje njëherish, braktisja dhe harresa, vështirësia në marrjen e ilaçeve dhe barnave të duhura, ndjekja e rregullt e vizitave mjekësore, mungesa e shërbimeve sociale, jetesa e vështirë si rrjedhojë e varfërisë, e shumë të tjera si këto, profilizojnë një të moshuar në Kosovë.

Është premtuar disa herë se do të ketë zgjerim të kujdesit të personalizuar, zmadhim të hartës së shërbimeve sociale për të moshuarit dhe shtim të numrit të institucioneve rezidenciale për të plotësuar edhe më mirë nevojat specifike të të moshuarve, mirëpo pak është punuar në këtë drejtim.

Sipas Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe sipas shërbimeve sociale të Kosovës detyrat e të cilave janë të përkufizuara me rregulloret e Skemës së Ndihmës Sociale, qytetarët e moshuar gëzojnë të drejtën e ndihmës në shtëpi dhe të kujdesit shëndetësor përmes Qendrave për Punë Sociale apo organizatave joqeveritare.

Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan konfirmon se shtëpitë strehuese për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare nuk mund të jenë mjaftueshëm të përgatitur për periudhën e dimrit e cila po afrohet dita ditës.

“Ministria e Punës për Mirëqenie Sociale(MPMS) dhe Komunat e Kosovës, nuk kanë ofruar strehim të mjaftueshëm për të gjithë personat që kanë nevojë për t’u strehuar, madje as nuk janë afruar përmbueshjës së kritereve”, thotë Zymberi.

Ai tregon se me ekipin e tij i vizitojnë së paku një herë në muaj personat e tillë dhe nga Komuna e Gjilanit janë 7 persona pa përkujdesje familjare.

“Mund të themi se kanë kushte të mjaftueshme por ja sa për t’u krenuar me ato kushte”.

Një gjë të cilën Zymberi e sheh si pozitive është projekti në përfundim e sipër i kompleksit social ku do të jetë edhe shtëpia për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

“Ne mendojmë se ajo qendër do t’i plotësojë nevojat e banorëve të Komunës sonë për një kohë të caktuar”.

Në anën tjetër, Musa Demiri  udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, nuk pajtohet fare me Zymberin. Sipas tij, në Kosovë aktualisht trajtohen 24 orë persona të moshuar në Shtëpinë e Personave të Moshuar pa përkujdesje familjare në Prishtinë dhe në shtëpitë me bazë në komunitetet në Skenderaj, Gurakoc dhe në Graqanicë.

“Pasi financimi komplet bëhet nga shteti, jemi të përgatitur, jo vetëm për dimër, por për tërë vitin dhe trajtimi i këtij komuniteti bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë ai në një bisedë për KosovaLive.

Ai pohon se qysh në fillim të rasteve me COVID-19 kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Ne nuk kemi asnjë vdekje në këto institucione nga COVID-19”, thotë Demiri duke shtuar se trajtimi bëhet njësoj pa dallim për të gjithë të moshuarit.

Përpos institucioneve publike për të moshuar, në Kosovë janë ato private.

Skender Isenaj , pronar i qendrës “Flora”në Istog, tregon se, pas ardhjes nga Zvicra para më shumë se një viti, aty tani janë të strehuar afërsisht 20 të moshuar.

Isenaj thotë se kjo periudhë pandemie, në njëfarë mënyre i ka ndihmuar që të përgatiten më mirë për sezonin e dimrit.

“Sfidë për neve nuk do të jetë periudha e dimrit, kjo pasi që ne nxehemi me derivatin e naftës dhe në kohën kur asaj iu zbrit çmimi ne kemi blerë me sasi të mëdha me ç’rast jemi të furnizuar mirë për dimër”.

Të moshuarit strehohen te kjo qendër pasi që familjarët e tyre të kenë përfunduar pagesat e parapara. Kjo qendër financohet në mënyrë vetanake, nuk bazohet në donacione, ndonëse kanë pranuar edhe një donacion nga Komuna e Istogut.

“Vlen të theksohet se Komuna e Istogut sado pak na ka ndihmuar me një pako të vogël me gjëra ushqimore.  Kur Komuna na vetofron donacionet, atëherë sigurisht i pranojmë”.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM