Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vala e dytë e pandemisë Covid-19 – sfidë për Kosovën

Tet 25, 2020

Jemi në fund të muajit tetor dhe ende po ballafaqohemi me pandeminë globale Covid-19, Kosova sikurse e gjithë bota është ndezur përsëri në alarm për nga masat parandaluese të kësaj pandemie si shkak i rritjeve të rasteve të prekura me Covid-19. Se kur do të përfundoj e gjithë kjo sfidë deri më tani askush nuk e di, shërbimi shëndetësor, ekonomist e psikolog kosovarë u shprehen se Covid-19 ka edhe pasojat e veta, gjithashtu ritheksuan se menaxhimi i duhur i kësaj pandemie nga institucionet vendore dhe nga vetë individi, parandalon përhapjen e pandemisë Covid-19 dhe problemet e tjera që sjellë ky virus.

Foto e realizuar nga KosovaLive tek Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, stafi shëndetësor po kujdesej për një pacient të prekur me Covid-19 duke e vendosur në klinik për trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave statistikore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani tek sa po shkruhej ky artikull në Kosovë numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 17.139 nga 81.704 persona të testuar. Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 14.787, raste aktive janë 1.695 dhe 657 raste të vdekjes.

Në Shqipëri sipas të dhënave të datës 20 tetor 2020 nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se, numri aktiv i të prekurve më Covid-19 edhe mbi 300 raste prej tyre 4 persona kanë humbur jetën. Ndërsa, në botë deri më tani, sipas World Health Organization, nga Covid-19 janë prekur 40,251,950 njerëz dhe nga ky numër fatkeqësisht humbën jetën 1,116,131 njerëz.

Ndërkaq, psikologu klinik dhe kryetari nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, për KosovaLive ka thënë se, në Kosovë përveç masave mbrojtëse nga pandemia Covid-19 duhet t’i kushtohet rëndësi edhe shëndetit mendor, siç tregon ai, gjendja momentale mendore e qytetareve si shkak i pandemisë nuk është në nivelin e duhur.

Secili nga ne jemi të vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe është për çdo lavditë që gjatë kësaj kohe vendet tona kanë treguar maturi dhe profesionalizëm në menaxhimin e pandemisë në sferën shëndetësore dhe ekonomike. Por, ne duhet të kthejmë pak sytë edhe nga aspekti psikologjik dhe shëndeti mendor i popullatës, i cili mund të thuhet se është hallka zingjirore dhe mjaft e rëndësishme për funksionimin e një shteti. Sipas kësaj që u tha, kuptohet se shëndeti mendor nuk është në nivelin meritor ngase individët janë ndikuar nga pandemia në mënyrë negative”, tha ai.

Tutje, Havolli tregon se si shkak i panikut në masë për pandeminë Covid-19, popullatës kosovare nuk i ka shpëtuar as shëndetit mendor, sipas tij, theks të veçantë gjatë kësaj kohe tek gjendja psikologjike e personave ishte stresi, frika, ankthi dhe depresioni.

Ilir Havolli, thekson se karantinimi apo izolimi si masë parandaluese e pandemisë Covid-19 për nga aspekti shëndetësor i popullatës ka reflektuar negativisht dhe me pasoja.

Pasojat mund të jenë shumë të rënda dhe vlen të potencohet se ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës çdo herë kemi bërë thirrje drejtuar institucioneve të vendit që të mos marrin masa radikale apo izoluese sepse ato do të ndikojnë direkt në mirëqenien psikologjike të popullatës duke përkeqësuar kështu bilancin në aspektin e shëndetit mendor”, tha Havolli.

Ai më pas rekomandon popullatën se duhet të kenë kujdes në marrjen e informacioneve në lidhje me virusin apo në atë se çfarë shkruhet e thuhet në media tona dhe ato ndërkombëtare.

Të merren me aktivitete të ndryshme, të mos lexojnë dhe ndjekin çdo plasim të informatave në mjete dhe rrjete të ndryshme sociale sepse shumica nga ato janë të pavërteta, të mos fokusohen vetëm tek marrja e informatave në aspektin negativ por të marrin edhe anën pozitive të virusit duke pas parasysh se zbulimi i një vaksine tani është pothuaj në prag”, ka thënë ai.

Psikologu klinik, Ilir Havolli, apelon tek institucionet e Kosovës duke thënë se, duhet të kushtohet rëndësia shëndetit mendor tek popullata kosovare.

Mund të thuhet se më shumë ka përkushtim nga qytetaret për shëndetin mendor sesa nga institucionet shtetërore. Kjo u detektuat dhe tani kur me datën 10 tetor, ne si shoqatë kemi organizuar kongresin ndërkombëtarë “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” i cili organizohet për nderë të ditës botërore të shëndetit mendor, ndërsa nga institucionet nuk ka pas asgjë as simbolike për të dalluar këtë ditë nga ditët tjera, kur dihet fare mirë së kjo ditë është e shpallura nga OBSH si ditë në të cilën bëhet ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i popullatës për shëndetin mendor,  institucionet duhet ta kenë parasysh se duhet të promovohet dhe të zhvillohet edukimi i shëndetit mendor”, u shpreh Havolli.

Havolli ndër të tjerash tregoj se, puna, izolimi, gjendja socialo-ekonomike ndikojnë drejtpërdrejt te shëndeti mendor i personit apo i një familje.

“…Kushtet e vështira socio-ekonomike, pamundësi dhe mohimi për punë dhe ekzistence materiale, mbyllja përtej kushteve normale tamam si në kohë luftë, kërcënimi i vazhdueshëm se kush thyen rregullat do gjobitet, do arrestohet, do burgoset, ndikon në atë mënyrë tek individët duke akumuluar tek ata një energji negative shpërthyese ku në rastin më të keq të mundësohem kjo energji negative projektohet dhe zbrazet në familje në formën e dhunës mes anëtareve te familjes apo mes ndonjë anëtari.  Prandaj çdo situatë e tille ndikon në mënyrë negative në shëndetin dhe psikologjinë e një familje”, thekson ai.

Ndërsa, Mustafë Kadriaj, njohës i rrjedhave ekonomike në Kosovë për KosovaLive ka thënë se, ekonomia e vendit u keqësua gjatë kohës së pandemisë, siç tregon ai, theks të veçantë pati largimi i punëtorëve nga puna.

Ndikimi i pandemisë është evident duke tkurrur aktivitetin ekonomik i cili ka reflektuar në largimin e 30 mijë punëtorëve nga puna. Duke marruar përsysh kapacitetin tone si shtet ne edhe po të bëjmë përpjekje maksimale nuk mund të ndalim pandeminë që e ka përfshi tërë botën”, tha ai.

Ilir Havolli, tutje tregon se, është normale që tek një person gjatë kohës së izolimit mund të manifestohen edhe shenjat e stresit, ankthit e stresit.

Çdo herë kur njeriu përballet me diçka të panjohur është normale të ketë frikë apo ankth ngase bëhet fjalë për diçka e cila është organizuar deri tani, me apo pa qëllime të caktuara virusi corona ka marrë epitetin e një sëmundje që nuk fal, që nuk dallon, që nuk mëshiron, dhe kjo është diçka e gabuar ngase në këtë situatë kanë ndikuar çdo herë në mënyrë direke shumë mjete të informimit bashkë me liderët tanë duke shtuar në mënyrë të vazhdueshme mbivendosjen e ankthit dhe stresit”, thekson Havolli.

Havolli apelon te qytetaret që në këtë kohë të merren sa më shumë me aktivitete fizike dhe lexim të librave, siç thekson ai, karantinimi për të dytën herë të popullatës është shumë kërcënues ndaj shëndetit mental.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm në ditën te sa po shkruhej ky artikull në Kosovën u shënuan, 71 raste të shëruar dhe 130 raste të prekur me Covid-19. Ndryshe, Prishtina prin për nga numri me të prekur nga Covid-19 gjatë kësaj dite.

Ndërsa, Mustafë Kadriaj, njohës i rrjedhave ekonomike në Kosovë ka kritikuar dy qeveritë e fundit duke thënë se, u treguan të vonuar në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Duke iu larguar korit të vërejtjeve të partive politike përderisa nuk kemi raport të organeve të drejtësisë nuk dua të paragjykoi për keqpërdorim buxhetor por nga ajo çfarë u pa në praktikë si ish-Qeveria Kurti dhe tani Qeveria Hoti, kanë qenë mese të ngadalshme në presimin e mjeteve ndaj fuqisë punëtore dhe biznese duke bërë që të rëndohet jeta e qytetarit  dhe aktiviteti biznesor”, u shpreh Kadriaj.

Tutje, Kadriaj tha se, mbyllja e bizneseve për të dytën herë do ta “ngulfaste” ekonominë e vendit. Siç thekson ai, në të kaluarën Kosova pati një ulje ekonomike si shkak i karantinimit nga pandemia Covid-19 dhe tani duhet një kujdes për të mos u dëmtuar përsëri.

“…Vlerësoj që Qeveria e Avdullah Hotit duke qenë dëshmitarë në valën e parë të pandemisë vlerësojë që nuk duhet të jetë në rend dite mbyllja e aktivitetit biznesor por vetëm të ketë masa mbrojtëse, përndryshe do ketë kolaps buxhetor duke marr përsysh për një përgjysmim te aktivitet biznesor gjatë pranverës dhe verës 2020 e cila ka ndikuar në uljen e të hyrave në arkën e shtetit”, tha ai.

Sipas web faqes zyrtare të kryeministrit aktual Avdullah Hoti, me 14 tetor të këtij viti Kosova ishte larguar nga lista e vendeve të cilat e kishin cilësuar atë si vend i rrezikshëm nga pandemia Covid-19-. Siç thekson ai, Kosova përgjatë kësaj periudhe ka përparuar duke e menaxhuar pandeminë Covid-19.

Mustafë Kadriaj ndër të tjerash tha se, përkrahja e vendeve ndërkombëtare ndihmon drejtpërdrejt në gjendjen faktike ekonomike të Kosovë.

Duke qenë dëshmitar, për 20 vite kemi pasur rënie drastike të aktivitetit bizensor e cila ka ndikuar në buxhetin e shtetit. Edhe gjatë kohës me pandemi jemi përballur me buxhet të varfër që rrjedhimisht si një shtet i prekur nga pandemia duhet të jemi përfituese të mekanizmave financiar botëror përmes ndihmave financiare eventualisht edhe me ndonjë kredi të butë dhe afatgjatë”, përfundon Kadriaj.

Kujtojmë se me datë 20.10.2020, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një komunikate për media pati përmend se “Mbyllja e tërësishme nga Covid-19 është opsioni i fundit” ndërsa me datë 14.10.2020, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj dhe Abebayehu Assefa Mengistu koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, u takun dhe diskutuan rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit. Siç ka theksuar Zemaj, OBSH edhe në Kosovë, do të siguroj vaksina kundër pandemisë Covid-19.

Foto e realizuar nga KosovaLive tek Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Ndërsa, infektologu, Hamdi Ramadani gjatë një interviste për KosovaLive në lidhje me pandeminë Covid-19 ka thënë se, gjendja aktuale është shqetësuese për nga rritja e numrit të të infektuarve. Siç thekson ai, bota po ballafaqohet me valën e dytë të pandemisë Covid-19.

Situata në vend me koronavirus pandemik është ende shqetësues dhe me rrezik për një valë të dytë të përhapjes dhe siç po raportohet në media ditëve të fundit në shumicën e vendeve të botës ka filluar një valë e re e virusit, shifrat treguan se numri i të prekurve me virus çdo herë po tregon rritje”, tha ai.

Ramadani thekson se, si shkak i numrit në rritje të të prekurve me covid-19 edhe Kosova mund t’i rikthej masat mbrojtëse anticovid.

Përderisa vendet e tjera si Franca, Gjermania, Anglia, Greqia, Italia, dhe Zvicra etj, kanë filluar me masat mbrojtëse kundër Covid-19, një gjë e tillë së shpejti do të ndodh edhe në Kosovë, pasi kohëve të fundit është rritur numri i të infektuarve”, tha Ramadani.

Ai përmend se si shkak i përhapjes masive të virusit do të shtohen edhe masat mbrojtëse kundër covid-19.

OBSh-ja dhe institucionet shtetërore dhe shëndetësore kosovare dhe vendore, vazhdimisht po paralajmërojnë popullatën për rrezikun nga pandemia, sipas tyre masat mbrojtëse ndaj pandemisë mbesin ligj edhe kësaj here. Izolimi dhe distanca janë të domosdoshme si dhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve më shumë se 10”, u shpreh ai.

Ndryshe infektologu, Hamdi Ramadani apelon tek organet kompetente se vaksinimi i popullatës për gripin sezonal do e lehtësonte rrezikun nga pandemia Covid-19, siç thekson ai, edhe vaksinimi kundër pandemisë Covid-19, do e zvogëlonte përhapjen e mëtejmë të këtij virusi.

Duhet vaksinohet popullata me vaksinë kundër gripit dhe kjo do e zvogëloj edhe epideminë gripoze, virusi sezonal nuk ndikon tek  pandemia vdekjeprurëse Covid-19. Gjetja e vaksinës kundër Covid 19 unë besoj se do e zvogëloj shumë shkallen e përhapjes së  infeksionit me pandeminë covid 19”, përfundon Ramadani.

Shqipdona Gashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM