Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit të sportit të Radio Televizionit të Kosovës, Avni Shabani.
Shabani ishte shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në punë. Ai ishte gazetar shumëvjeçar në gazetën Rilindja, pastaj në Radio Kosovë, ku realizoi intervista, kronika e transmetime të shumta për sportin.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 12:00, në fshatin Sazli të Ferizajt.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve