Build Skills with our trainings

Sign up now!

Pas vendimit të Kushtetueses jotoleranca mund ta thellojë krizën

Dhj 22, 2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori një vendim me të cilin e shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit dhe urdhëroi U. D. e presidentes, znj.Vjosa Osmani që të në afatin e paraparë kushtetues prej 40 ditësh të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Për KMDLNj, më reale dhe më e pritshme ka qenë shkuarja në zgjedhje për shkak të mungesës së votave për zgjedhje të presidentit, se shkaku i vendimit të Kushtetutës. Realisht, vendimi i Gjykates Kushtetuese është shkurtimi I rrugës për zgjedhje të parakohshme, kursim i kohës dhe i maltretimit të qytetarëve të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk mund të jetë i kënaqshëm për të gjitha palët por është vendim i pakundërshtueshëm dhe, si i tillë duhet të pranohet nga të gjitha palët sikur që duhet të zbatohet në përputhje me vendimet e kësaj Gjykate, nga të gjithë, pa e komentuar dhe pa e vërë në dyshim nga subjektet politike që do të jenë pjesë e garës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen brenda 40 ditëve. Për KMDLNj–në nuk paraqet asnjë shqetësim se vendimi I Gjykatës Kushtetuese nuk do të zbatohet për faktin se në Kosovë është ndërtuar një standard I mirë i moskundërshtimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe për këtë vendim, të gjitha subjektet politike janë deklaruar se do ta respektojnë, pa e kundërshtuar asnjë pikë të vendimit.

Për KMDLNj është shqetësues fakti se, pas bërjes publike të vendimit të Gjykates Kushtetuese, nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, ka filluar një linçim i koordinuar ndaj tyre e që, sipas KMDLNj–së është shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht e drejtës për shprehje të lirisë së mendimit dhe lirisë së fjalës. Kjo paraqet sulm ndaj pavarësisë së gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile përmes kërcënimit dhe shantazhimit për mendim ndryshe. Të gjithë e kanë përgjegjësinë personale dhe redaktoriale, nëse dalin jashtë përcaktimit profesional , por se kjo nuk i jep askujt të drejtë të kërcënojë apo linçojë për shkak të mospërputhjes së mendimeve dhe qëndrimeve aq më parë që të drejtën mund ta kërkojnë përmes rrugës ligjore.

Deri më tani, KMDLNj ka informata se është kërcënuar verbalisht, përmes rrjeteve sociale drejtori Ekzekutiv i IKD–së, Ehat Miftaraj kurse është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla e që për KMDLNj –ën është e papranueshme. KMDLNj thërret Policinë e Kosovës të bëjë hetime sa më shpejt në mënyrë që përgjegjësit e këtyre kërcënimeve, fyerjeve dhe sulmeve fizike të përballen me ligjin. Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe teknike të bëjë hetime të shpejta dhe të suksesshme për këto raste dhe për të parandaluar kërcënimet tjera .

E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është e drejtë elementare e njeriut dhe kjo mund të kufizohet vetëm me një vendim të gjykatës përkatëse e që, deri më tani nuk ka ndodhur për faktin se, më parë, Gjykata Supreme e Kosovës, me vendime të përqundnuara ka shkaktuar situata të paqarta të cilat nuk i ka sqaruar as Gjykata Kushtetusese e Kosovës në vendimin e fundit për shpallje të pavlefshme të votës së Etem Arifit. Në këtë kontekst KMDLNj, nëse informata është e saktë për moslejim të kandidimit për zgjedhje të parakohshme të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut , Donika Kadaj , Faton Topalli dhe politikanëve të tjerë që janë dënuar me kusht në tri vitet e fundit, do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut e cila bëhet për ruajtjen e integritetit të deputetit dhe, si të tillë e kundërshton fuqishëm.

Nuk ka asnjë logjikë që ta kundërshtoni të drejtën për t’u zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme , në emër të ruajtjes së integritetit të deputetit për kandidatë të caktuar kurse, në anën tjetër ua mundësoni, po të njejtëve personave, zgjedhje në pozita me përgjegjësi shumë më të lartë sikur ai i kryeministrit apo ministrit apo ndonjë posti tjetër të lartë. Është e pamoralshme, kundër çdo dinjiteti dhe i papranueshëm kushti se, për deputetë është kusht integriteti kurse ky kusht nuk vlenë për postin e kryeministrit apo ministrit!

KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhje të parakohshme të jenë tolerantë, ta shmangin gjuhën e urrejtjes dhe këtë ta kërkojnë edhe nga votuesit e mundshëm të tyre. Në këtë kontekst, kryetarët e subjekteve politike do të duhej ta nënshkruanin një deklaratë zotimi për një fushatë të qetë, tolerante ku do të mbizotëronin programet politike dhe ekonomike dhe ku do të distancoheshin nga çdo llojë dhune, verbale apo fizike qoftë ajo.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM