Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë

Jan 5, 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi  kulmin  e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.   

Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë.  

Për shkak të këtij rasti SHKK  ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.  

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.  

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM