Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog do të nënshkruajë projekte me vlerë 11.8 milionë € për grupet e cenueshme gjatë pandemisë

Jan 15, 2021

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, , Tomáš Szunyog, do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme. Ato do të zbatohen nga Save the Children, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Ambasadori Szunyog do t’i nënshkruajë kontratat me të tri organizatat në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, gjatë eventit virtual që zhvillohet ditën e nesërme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM