Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK-u kërkon shtesë në paga

Jan 17, 2021

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve në komunikim të vazhdueshëm ka analizuar situatën aktuale në arsim dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë për të cilat ka autorizuar Kryesinë e
Kryetarin e SBASHK-ut që të vazhdojnë dialogun me institucionet për të arritur te zgjidhja meritore.

SBASHK uron nxënësit dhe punëtorët e arsimit për fillimin më 18 janar të periudhës së dytë të mësimit në shkollat fillore e të mesme të Kosovës, por apelon te Qeveria Hoti dhe ministri Likaj që javën e ardhshme të reflekton dhe në takime me përfaqësues të SBASHK-ut të gjejnë zgjidhje për kërkesën e një shtese në paga për arsye të rrezikut nga Covid-19 dhe të nënshkruhet Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës.

SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM