Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Kosova do të ketë një kod për të gjitha skemat pensionale

Shk 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e  Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të udhëhequr nga Sylejman Meta.

Ata shprehën pakënaqësi të shumta lidhur me gjendjen e pensionistëve dhe kërkuan nga Qeveria rritjen e pensioneve.

Hoti i njoftoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar punën në rishikimin e skemave sociale, një projekt i cili është dakorduar edhe me FMN-në, por për shkak se Qeveria është në detyrë dhe Kuvendi është i shpërbërë, duhet të pritet deri në krijim e Qeverisë së re, për të finalizuar këtë projekt.

Kryeministri Hoti theksoi se, në bazë të këtij projekti Kosova do të ketë një kod me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM