Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.
Të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike i kanë tërhequr numrat si: Lidhja Demokratike e Kosovës mban numrin 132, Lëvizja Vetëvendosje 127, Partia Demokratike e Kosovës 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 135, Nisma Socialdemokrate 121, kurse Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, thuhet në KQZ.