Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Specializantët me vetëfinancim do të paguhen përmes subvencionimeve gjatë shkollimit specialistik

Shk 1, 2021

Në një konferencë për media, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me një grup të specializantëve dhe kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shanini, bëri të ditur sot se lirohen nga pagesa e shkollimit specialistik për çdo vit, të gjithë specilizantët me vetëfinancim me kërkesë të Institucioneve shëndetësore private dhe publiko-private dhe nga vetë specializanti të cilët kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

Ai tha se përveç lirimit nga pagesa prej 500 euro për vitin e shkollimit spacialistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, do të mundësojnë që këta specializantë, të paguhen përmes subvencionimeve gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit.

“Ky vendim është marrë me qëllim të mbështetjes dhe stimulimit për të gjithë specializantët që kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë për shkollimin specialistik kategoria “specializanti me vetëfinancim” që janë 520 dhe për të mundësuar shkollim specialistik cilësor dhe adekuat, sipas planit dhe programit specialistik”, tha Zemaj.

Ai tha gjithashtu se vendimi është marrë për t’i mbështetur financiarisht specializantët dhe familjen e tij duke iu dhënë mundësimin e shkollimit pa pasur nevojë për pagesë shtesë dhe për të krijuar siguri dhe stabilitet të specializantit në shkollim.

Ne, theksoi më tej ministri, besojmë që ky është një vendim shumë i rëndësishëm për specializantët që ishin me vetëfinancim dhe për vet familjet e tyre, kështu që nga tani, besojmë që fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive profesionale, duke qenë falënderues për këtë mundësi të madhe të cilën atyre ua ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, duke u bazuar në përkushtimin tonë që të mos lëmë mjek pa iu dhënë mundësia që të specializojë dhe të mos lëmë mjek të specializuar pa punë.

“Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së gjatë këtij mandati ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke ndarë 1500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet. Kjo situatë është zhbllokuar dhe ajo që na mbetet obligim është që të përkrahim dhe më tej të rinjtë tanë, profesionistët tanë në arritjen e shkathtësive profesionale që të jenë me dijet e tyre ekuivalente me kolegët e tyre kudo në botë dhe kësisoj t’i kontribuojmë procesit që mjekët t’i aftësojmë dhe t’i kemi në sistemin tonë shëndetësor dhe të ketë sa më pak arsye që dikush ta braktis vendin”.

Duke iu uruar për këtë hap specializantëve të ri, ministri Zemaj tha se shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësor, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane.

Specializanti Nol Smajli, në emër të grupit të specializantëve me vetëfinancim, falënderoi Ministrin Zemaj, BQSHS dhe Qeverinë e Kosovës për qasjen bashkëpunuese me qëllim që kësaj kategorie të mjekëve t’i mundësohet mbështetja financiare për shkollim specialistik, dhe vet shkollimi specialistik.

“Bashkëpunimi që kemi hasur në bën që të motivohemi për të kryer shkollimin specialistik dhe për të kontribuar në vendin tonë”, tha ai. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM