Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasada amerikane e përkrah fushatën „E ardhmja është në duart tona”

Shk 2, 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që e përkrah fushatën multimediale për informimin e publikut „E ardhmja është në duart tona”. Kjo fushatë, që filloi në shtator të vitit 2020, vë në pah se si të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë mund të luajnë rolin e tyre përmes angazhimit qytetar aktiv për ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes paqësore, të drejtë dhe të begatshme. Ndryshimi është i mundshëm vetëm kur populli i Kosovës të marrë të ardhmen në duart e veta dhe të ndërmarrë veprim për të nxitur ndryshimin, bën të ditur Ambasada amerikane në komunikatën për media. 

Reklama e fundit e fushatës, e nxjerrë në dhjetor, titullohet „I them “Jo” korrupsionit; Çdo “Jo” çon peshë”. Korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, investimet në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht për të rinjtë. Përmes veprimit të thjeshtë – duke thënë „Jo” dhe duke refuzuar për të marrë pjesë në nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion, madje edhe në shkallë të vogël, si dhe duke i raportuar rastet – qytetarët e rëndomtë mund të kenë ndikim të vërtetë dhe afatgjatë në luftimin e korrupsionit. 

Fushata është organizuar në dy gjuhët zyrtare në Kosovë, shqip dhe serbisht. Për më shumë informata, përfshirë edhe vegëzat për reklamat e mëhershme për informimin e publikut, vizitoni këto kanale të rrjeteve sociale:

Facebook:  

Shqip: https://www.facebook.com/EArdhmjaEshteNeDuartTona/ 

Serbisht: https://www.facebook.com/BuducnostJeUNasimRukama 

Instagram: 

Shqip: https://www.instagram.com/e_ardhmja_eshte_ne_duart_tona/ 

Serbisht: https://www.instagram.com/buducnost_je_u_nasim_rukama/ 

YouTube:  

Shqip: https://www.youtube.com/channel/UCxJ0IBTOpURj2bZ2zQIT_5w 

Serbisht: https://www.youtube.com/channel/UCn_8SKYEEKkPLZvoP-QEkdA 

Rrini gati për serinë e re të kësaj fushate që do të transmetohet gjatë verës 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM