Build Skills with our trainings

Sign up now!

Instituti GAP: Pensionimi i parakohshëm i shërbyesve civilë

Shk 3, 2021

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi pensionimin e parakohshëm të shërbyesve civil. Raporti shpjegon rregullat dhe procedurat për pensionim të parakohshëm, si dhe për herë të parë paraqet të dhëna të detajuara për moshën e shërbyesve civil në të gjitha organizatat buxhetore.

Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mosha mesatare në shërbimin civil është 47.5 vjet. Nga numri i përgjithshëm i shërbyesve civilë, 14.1% janë mbi moshën 60 vjeçare.

Sipas Ligjit për zyrtarët publik, pensionimi i parakohshëm fillon nga mosha 63 vjeçare dhe mund të bëhet me kërkesë të shërbyesve civilë ose me vendim të institucionit. Janë 1,091 shërbyes civilë që kanë arritur moshën 63 vjeçare (7.9% e shërbyesve civilë).

Komunat kanë të punësuar më shumë shërbyes civilë mbi moshën 63 vjeçare se sa institucionet e nivelit qendror dhe institucionet e pavarura.

Duke marr parasysh se Kosova ka shkallën më të lartë në Evropë të të punësuarve në sektorin publik në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve, Instituti GAP rekomandon politika të cilat inkurajojnë pensionimin e parakohshëm dhe mos zëvendësimin e atyre pozitave me punonjës të rinj me qëllim të uljes së numrit të të punësuarve në sektorin publik dhe uljen e buxhetit shtetëror për paga dhe shtesa, thuhet në komunikatën për media e Institutit GAP

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM