Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: LDK i ka të hapura të gjithë dyert në SHBA, Evropë dhe kudo në botë

Shk 4, 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës  (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të enjten gjatë tubimit elektoral në Pejë, se Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, si pjesë e Partive Popullore Evropiane, i ka të hapura të gjitha dyert në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në vendet demokratike,

“Me qeverisjen tonë Kosova i është kthyer normalitetit, është kthyer besimi tek aleatët tanë euro-atlantikë, janë hequr sanksionet ekonomike nga SHBA, erdhi njohja nga Izraeli, kemi nisur projekte 1 miliard dollarë nga Marrëveshja e Uashingtonit, kemi arritur ta menaxhojmë më mirë se çdo kush tjetër pandeminë dhe kemi ruajtur ekonominë e vendit tonë. Kundërshtarët tanë po bëjnë fushata linçuese, po japim premtime pa bazë dhe të pa menduara, po prodhojnë lajme të rrejshme, po kërcënojnë institucionet e drejtësisë”, tha Hoti.

Ai tha se kur e morën drejtimin e qeverisë, Kosova ishte në izolim ndërkombëtar ndërsa zyrtarët e qeverisë së kaluar akuzonin dhe ofendonin zyrtarët më të lartë amerikanë se po rrinë me thika mbi harta për ta x cgcopëtuar Kosovën.

“Kur e morën ne Qeverinë, shkuam në Uashington. Nuk kishte thika e harta. Ne e nënshkruam marrëveshje ekonomike për projekte prej 1 miliard dollar, sollëm njohjen nga Izraeli dhe fuqizuam miqësinë tonë speciale me Amerikën. Me këtë marrëveshje e hapëm pikën e përbashkët kufitare në Merdarë, dhe sivjet mërgimtarët tanë kanë pritur më pak në kufi kur kanë vizituar familjet e tyre për festat e fundvitit.  Nga kërcënimi për tërheqjen e ushtrisë amerikane, ne arritëm që Ushtrinë e Kosovës ta dërgojmë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare bashkë me ushtrinë amerikane”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Kryeministri Hoti foli edhe për programin që LDK ja ofron Kosovës dhe Pejës.

“Qeverisja jonë do ta garantoj pagën minimale 300 euro. Do të heqim kufizimin për 15 vjet për pensionet kontribut-dhënëse. Deri në vitin 2023 nuk do të ketë ndihmë sociale apo pension nën 300 euro. Asistenca sociale do të lidhet me koston e jetesës dhe rritet për 30%. Do të institucionalizojmë kujdesin për personat me nevoja të veçanta. Ashtu sikurse Ju dhe qytetaret e Pejës, edhe unë jam i mërzitur pse nuk ka shkuar ashtu sikurse kemi dashur projekti i Borea-s. Unë i premtoj Kryetarit Muhaxheri dhe gjithë pejanëve nga ky tubim, se me mua kryeministër dhe me Gazmendin kryetar, Borea do të bëhet siç e kemi planifikuar dhe siç e duan pejanët”, tha ai.

Duke votuar numrin 132 më 14 shkurt, kryeministri tha se qytetarët votojnë për ruajtjen e kursit perëndimor të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM