Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë

Shk 4, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve Domenic Howell që kanë ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit. Temë e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 14 shkurtit mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes pas 14 shkurtit,, thuhet në postimin në rrjetin social Facebook të Albin Kurtit.

“Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve që kane ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, Domenic Howell, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli, dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj.

Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM