Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave.
Në zonën e kuqe tani gjenden katër komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Suhareka dhe Zveçani. Lëvizja e qytetarëve për ato komuna që janë në zonën e kuqe është e lejuar deri në orën 21:30 kurse ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.
Në zonën e verdhë janë dhjetë komuna: Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.
Kurse në zonën e gjelbër janë 24 komuna: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.