Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Klinika Infektive bën dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë

Shk 5, 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në postimin e tij në Facebook ka bërë të ditur se Klinika Infektive ka bërë dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë dhe se gjatë dhënies, mjekët ka thënë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë, thotë Zemaj.

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.

Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.

Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë.

Vazhdojmë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM