Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane

Shk 7, 2021

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti njoftoi se Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve, Kosovë-SHBA e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.

Ai ka ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike, njofton Hoti në një postim në rrjetin social në Facebook

Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve – Kosovë-SHBA nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.

Faleminderit SHBA-ve që po na dëshmon miqësinë speciale me Kosovën.

Fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me SHBA-të

Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj.

Zoti e bekoftë SHBA-të

Zoti e bekoftë Kosovën.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM