Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Oponentët e LDK-së penguan proceset më të rëndësishme të Kosovës për 30 vjet

Shk 9, 2021

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën, në tubimin zgjedhor në Malishevë se kundërshtarët e LDK-së në këtë proces zgjedhor janë njerëzit që i kanë kundërshtuar vazhdimisht proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova në 30 vitet e fundit.

“Këta që i kemi në garë nuk janë të sotëm, i kemi pas pengesë në rrugën e shtet-ndërtimit qe 30 vjet, kanë qenë pakicë që nga kanë bërë pengesa në procesin e shtet-ndërtimit. Disa që këta të majtit i kanë idol, bënin thirrje që për të dalë në zgjedhjet e Serbisë. Janë vra njerëz për më e kundërshtuar Planin e Ahtisarit, njëjtë na e kanë bërë edhe Marrëveshjen e Uashingtonit, veç s’kanë pas guxim me na sjell dhunë siç bënë për çështjen e kauzës së rreme të demarkacionit. Marrëveshja e Uashingtonit e fuqizon shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së tha se nuk ka qytetarë në Kosovës që nuk i dinë arsyet pse u rrëzua qeveria e kaluar, sikur që nuk ka qytetarë që nuk i dinë punët e mira që i ka kryer qeveria e drejtuar nga LDK në këta muajt e fundit.

“E kemi gjet këtë vend të izoluar me sanksione ekonomike nga SHBA, nga kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane, e kemi mbyll vitin me vendimin që FSK të dërgohet në misione paqeruajtëse dhe vendimin tjetër për investime amerikane në vlerë 1 miliardë euro. Në fushatë ishim kur e morëm njohjen nga Izraeli që është rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën jemi sharë në mënyrë të vazhdueshme”, tha Hoti.

Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do ta vlerësojnë punën e LDK-së më datën 14 shkurt.

“Nuk ka qytetarë që s’kanë përfituar nga ndihmat e shtetit, qoftë ata me ndihma, sociale, bujqit, bizneset, mjekët, arsimtarët etj.  Më 14 shkurt këtë të diele ne do të festojmë, sepse kanë me na votu bizneset, bujqit, arsimtarë, mjekët, të gjithë pa përjashtim’, tha kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti, duke i ftuar malishevasit që të bashkohen me LDK-në në numrin 132, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM