Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri i Jashtëm i Togos mbështet Hoxhajn në kandidaturën e tij për kryeministër

Shk 11, 2021

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, ka mbështetur Enver Hoxhajn në kandidaturën e tij për kryeministër duke thënë se ai është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij.

Kurse kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka falënderuar ministritn e Jashtëm të Togos, Robert Dussey për mbështetjen. Ai është ndër miqtë e rrallë që njohu Kosovën që në takimet e para në Afrikë dhe ka vazhduar ta mbështesë shtetin tonë në procesin e lobimit, ka thënë në postimin e tij në Facebook.

“Kam kënaqësinë ta bëj këtë deklaratë në një ditë të rëndësishme për Kosovën, kur miku im i mirë, Enver Hoxhaj, po kandidon për Kryeministër të vendit tuaj të bukur. Unë kam qenë atje 5 vjet më parë. “Unë e njoh Enverin për shumë vite, ne kemi punuar së bashku për të vendosur marrëdhëniet diplomatike midis vendit tim, Togos, në Afrikën Perëndimore, dhe vendit tuaj të bukur-Kosovës”, thotë ministri i jashtëm i Togos.
Enveri është një kampion i diplomacisë dhe një burrështetas që ka bërë punë të madhe për vendin e tij. Unë e di këtë shumë mirë. Ai forcoi marrëdhëniet e Kosovës me Togon dhe me botën. Kur them Togo, them edhe Togo edhe vendet afrikane.”, shton  ai.
Krejt në fund, thotë se në emrin e tij, dhe të kryenegociatorit të vendeve afrikane, Kaibeve dhe Paqësor me Bashkimin Evropian, shpreson se të punojë përsëri me Enver Hoxhajn.“I uroj të gjitha të mirat në përpjekjet e tij për të udhëhequr Kosovën.Në emrin tim dhe në rolin tim si Kryenegociator i ACP (Vendet Afrikane, Karaibe dhe Paqësor) me Bashkimin Evropian, ne shpresojmë që të punojmë përsëri me mikun tonë, Enverin”.

VIDEO: https://fb.watch/3ANamynuZ1/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM