Build Skills with our trainings

Sign up now!

DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve, LVV udhëheq 48.95% të votave

Shk 14, 2021

Demokracia në Veprim vlerëson se ecuria e ditës së sotme të votimit është zhvilluar në frymën e standardeve demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. Procesi i votimit ka rrjedhur në mënyrë të qetë, edhe pse i shoqëruar me disa parregullësi të cilat janë evidentuar edhe gjatë cikleve të mëparshme zgjedhore, të cilat nuk e cenuan procesin.

Qytetarët e Kosovës dëshmuan një kulturë të lartë demokratike duke dalur në masë të konsiderueshme për të votuar, përkundër motit të keq dhe situatës me pandeminë. Gjithashtu edhe subjektet politike si dhe institucionet përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve kontribuan në mbarëvajtjen dhe garantimin e këtij procesi.

Megjithatë, tani kur është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve, DnV u bën thirrje të gjithë komisionerëve të jenë sa më vigjilent dhe të garantojnë integritetin e këtij procesi zgjedhor duke u siguruar që vullneti i qytetarëve respektohet në plotëni.

Rezultate preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, bazuar në mostrën e përzgjedhur, janë si vijon:

LVV: 48.95 % (margjina e gabimit: +/- 1.71%)
PDK: 16.93% (margjina e gabimit: +/-1.15%)
LDK: 13.34 % (margjina e gabimit, +/- 0.7%)
AAK: 7.45% (margjina e gabimit +/-0.88%)
Lista Serbe: 4.64% (margjina e gabimit +/- 1.65%)
NISMA: 2.5% (margjina e gabimit+/-0.43%)
Të tjerat: 6.19%

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit për rezultatet e secilit subjekt politik është shënuar në kllapa dhe përfaqëson rangun e vlerësimit, thuhet në komunikatën për media e DnV-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM