Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani ndan medalje presidenciale për 13- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shk 17, 2021

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale.

Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit  të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim, thuhet ë komunikatën e Zyrës së Presidentit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM