Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani-Richardson: Menaxhimi i pandemisë, sigurimi sa më i shpejtë i vaksinës

Shk 22, 2021

U.d. presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim të OKB-së.

Me këtë rast, Richardson i përcolli urime u.d. presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkrëndim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM