Build Skills with our trainings

Sign up now!

UN Women-Amb.Britanike: Përpjekje për mos braktisjen e shkollës nga vajzat e komuniteteve jo shumicë

Shk 22, 2021

UN Women dhe Ambasada Britanike iu kanë shpërndarë laptopë grave të reja dhe vajzave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për ta lehtësuar mësimin e tyre online.

Mbyllja e shkollave e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka pasur ndikim më të madh tek gratë e reja dhe vajzat që tani janë më të përfshira në punët e shtëpisë, përgatitjen e ushqimit dhe përkujdesjen për të moshuarit. Gratë e reja dhe vajzat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian paraqesin një prej grupeve më të cenuara në çdo kohë, të përkeqësuara edhe më shumë nga pandemia COVID-19. Shumica e grave të reja nga këto komunitete nuk kanë pajisje të Teknologjisë Informative apo qasje në internet, prandaj janë të përjashtuara nga sistemi i ri i arsimit online. Shoqëruar me detyrat e shtuara të kujdesit në shtëpi, gratë e reja dhe vajzat rrezikojnë ta humbin vitin akademik dhe, rrjedhimisht, ta braktisin shkollën. Në fakt, një Vlerësim i Shpejtë i realizuar në Kosovë në maj 2020 nga UN Women, UNDP, UNFPA dhe UNKT konstatoi se pandemia e ka përkeqësuar barrën e punës së papaguar në përkujdesje të grave dhe vajzave, duke e penguar dhe kufizuar performancën e tyre profesionale dhe edukative.

Gratë e reja dhe vajzat që morën laptopë të hënën do t’i përdorin ato si mjete për t’i zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të qëndruar në lidhje gjatë trajnimit që do ta marrin nga partneri i UN Women, Fondacioni IPKO, i cili do t’i zbatojë aktivitetet përkatëse. Aktivitetet janë pjesë e projektit në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh, të titulluar “Kthimi në normalitetin (e ri) në Kosovë: Përforcimi i qëndrueshmërisë përmes kthimit të sigurt dhe gjithpërfshirës në normalitet në shëndetësi dhe arsim pas COVID-19” që zbatohet nga UN Women, UNFPA, UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Aktivitetet e projektit do të aplikojnë një qasje kryqëzore për të arritur tek ata që janë neglizhuar më së shumti, duke përfshirë gratë e reja dhe vajzat nga komunitetet jo-shumicë dhe ato me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott theksoi “Edukimi i vajzave është thelbësor për këtë projekt. Së bashku me UN Women dhe ekipin e KB të Kosovës, sot jam i lumtur të mbështes vajzat me laptopë në mënyrë që të lehtësojme qasjen e tyre në arsim. Shpresoj që ju të kënaqeni me këta kompjuterë / laptopë dhe t’i përdorni për të mësuar dhe zgjeruar njohuritë tuaja. Ju jeni e ardhmja e Kosovës dhe ne nuk do të ndalemi së përkrahuri përpjekjet tona për të drejtën tuaj themelore, edukimin.”

Fjalë hyrëse u thanë edhe nga Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë e cila deklaroi “COVID-19 ka ndikuar jo proporcionalisht tek  vajzat dhe gratë! Si rezultat i pandemisë, gratë dhe vajzat po kalojnë më shumë kohë tani me punët në shtëpi, duke gatuar dhe duke u kujdesur për të moshuarit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Kjo gjithashtu do të thotë që shumë vajza,

veçanërisht nga familjet në nevojë, po humbin arsimin. Ato nuk kanë kohë dhe as nuk mund të kenë qasje në mësimin në internet dhe në distancë. Falë Mbretërisë së Bashkuar dhe me këto pajisje dhe trajnim ne IT, ne duam të punojmë me vajza dhe gra të reja, veçanërisht nga komunitetet e margjinalizuara dhe t’u dërgojmë një mesazh të qartë vendimmarrësve se duhet bërë më shumë për të siguruar që të gjitha vajzat dhe gratë e reja të kenë arsim cilësor dhe shërbime të tjera sociale pavarësisht nga grupi etnik ose niveli i të ardhurave. Lënia e askujt prapa duhet të jetë motoja që shkon përpara ndërsa ne ndërtohemi më mirë!.”

Edhe para pandemisë, vajzat nga komunitetet jo-shumicë dhe ato që jetojnë në varfëri kanë pasur shkallë të ulët të vijimit të shkollës. Efekte përkeqësuese mund të priten për shtimin e martesave të fëmijëve, të shoqëruara  kryesisht me grupet etnike rom, ashkali dhe egjiptian dhe zonat rurale ku ndikimet tradicionale mund të jenë më të fuqishme, gjë që mund të çojë në mungesë të arsimit, dhunë në familje dhe mungesë të qasjes në mundësi punësimi në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e UN Women.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM