Njësit e Doganës në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogramë.
Dje rreth orës 16:20 ne PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar.
Pasi që është selektuar nga ana e zyrtarëve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dytë dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur në substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7.8 kg.
Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.