Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Dialogu me Serbinë proces i rëndësishëm, duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re

Mar 2, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák në kuadër të vizitës disa ditore të këtij të fundit në Republikën e Kosovës.

Kryetari Kurti pranoi urimet e Lajčák për rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, teksa e falenderoi atë për vizitën në Kosovë.

Në fillim të takimit ata folën për zgjedhjet e fundit, mbarëvajtjen e tyre dhe çka nënkuptojnë ato për vendin dhe qytetarët, si dhe për domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje Kurti e njoftoi Lajčák për prioritetet e Qeverisë së tij e të cilat burojnë nga nevojat sa evidente aq edhe të shprehura hapur nga qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai është një proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet. Porse duke qenë i tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re.

Duhet të jetë transformues duke qenë i bazuar në parime e vlera, për dallim nga ai transaksional i bazuar në interesa momentale.

Së dyti, të ketë karakter trans-atlantik në kuptim të bashkërendimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të integrimeve perëndimore për të dy palët.

Së treti, të jetë demokratik e transparent, në shërbim të popujve e qytetarëve dhe jo të qeverive aktuale apo politikanëve të veçantë.

Në fund, të dy u dakorduan të mbeten në kontakt të rregullt dhe të vazhdojnë bashkëpunimin pas formimit të qeverisë së re, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM