Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 bibliotekat komunale

Mar 3, 2021

Nga sot, bibliotekat e komunave të Kosovë, fondin e tyre do ta kenë më të pasur me nga 210 tituj të rinj të librave. Kjo u mundësua me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni tashmë tradicionale që ministria organizon çdo vit.

Me politikat e saj për librin, MKRS-ja mbështet financimin e botimit dhe të blerjes së tij. Më pas, kontingjentin e blerë të librit e shpërndan çdo vit për bibliotekat komunale të Kosovës, siç u organizua edhe ceremonia e sivjetme në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK).

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryesuesi i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, prof. Osman Gashi, drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku, zyrtarë të MKRS-së dhe përfaqësues të bibliotekave komunale të Kosovës.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, vlerësoi se libri, si miku më i mirë, sot na ka bërë bashkë. Ajo u shpreh se hallka më e dobët e cila ka qenë në përkrahjen e komunave për kulturën, kanë qenë bibliotekat dhe duke e pasur parasysh këtë fakt, ne si ministri në kuadër të programit, e përkrahim botimin e librit, i blejmë librat e ri të botuar nga shtëpitë botuese dhe ua shpërndajmë bibliotekave titujt e ri që ato të pasurojnë fondin e tyre bibliotekar.

“MKRS-ja me politikat e saj për disa vite ka fuqizuar dhe ka ndjekur një rrugë të shpërndarjes së librave dhe uroj që edhe kryetarët e komunave të jenë më koshientë që përmes subvencioneve ose pjesëve programore që ta sigurojnë një buxhet për këto biblioteka”, tha ministrja, e cila tha se buxheti dhe përkrahja për librin rritet për çdo vit.

Ministrja sqaroi se ky fond i librave me 27 tituj shpërndahet në 37 komuna të Kosovës si dhe në pjesën e Luginës së Preshevës.

Në emër të përfaqësuesve të bibliotekave komunale, foli drejtori i Bibliotekës së Komunës së Prishtinës, Munish Hyseni, i cili tha se ata bëjnë pyetësor çdo vit, për të marrë informacion se çfarë u intereson anëtarëve të bibliotekës të lexojnë, thuhet në komunikatën për media e Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM