U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, me ftesë të Parlamentit të këtij vendi, po qëndron në Zvicër.
Ajo është pritur nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.
Osmani dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës Aebi kanë diskutuar thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ka shkruar në postimin e saj në Facebook.
Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara.