Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK e gatshme të ndihmojë në tejkalimin me sa më pak pasoja nga pandemia

Mar 4, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka mbajtur takime me përfaqësues të bizneseve, të bankave komerciale dhe me drejtues të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, me të cilët Banka Qendrore të Republikës së Kosovës ka krijuar një partneritet mjaft efektiv në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë kësaj periudhe jo të lehtë.

Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja së bashku me përfaqësuesit e bizneseve dhe bankat komerciale që operojnë në vend, falë këtij bashkëpunimi të ngushtë, kanë arritur të identifikojnë me kohë nevojat që kishte biznesi dhe qytetarët për të përballuar më lehtë vështirësitë që rrodhën nga kriza
pandemike.

“Bazuar në këto nevoja, reaguam me kohë në lehtësimin e barrës së pagesës së kësteve kreditore për huamarrësit, duke bërë kështu që të zvogëlohen pasojat ekonomike të kësaj krize në vendin tonë. Sidoqoftë, vështirësitë që ka shkaktuar kjo krizë ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në ekonominë tonë dhe varësisht nga zhvillimet e lidhura me masat e mundshme kufizuese, bizneset mund të vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi të ngjashme edhe gjatë periudhës në vijim”, tha Mehmeti.

Tutje ai tha se njëra ndër shtyllat kryesore të planit të rimëkëmbjes ekonomike, mbështetet pikërisht në lehtësimin e qasjes në financa përmes shfrytëzimit të skemës për garantimin e kredive, që ofrohet nga Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive.

“Ne e shfrytëzuam këtë takim për të diskutuar rreth efektivitetit të këtij programi të garantimit të kredive për të mbështetur ata që kanë nevojë që të përfitojnë nga ky program. Me këtë rast, potencuam rëndësinë që FKGK-ja ta zbatojë në shkallë sa më të lartë misionin e saj në lehtësimin e qasjes në financa të shtresave apo sektorëve me qasje të vështirësuar në financa, duke u lehtësuar qasjen në financim bankar posaçërisht atyre që kanë vështirësi ta sigurojnë atë në mënyrë të pavarur. Ne konsiderojmë që masat rregullatore të BQK-së për trajtimin e kredive të garantuara nga FKGK si asete pa rrezik për bankat, të cilat paraqesin një lehtësim shumë të rëndësishëm për sa i përket kërkesave rregullatore për kapital ndaj bankave, si dhe mbulesa e tarifës garantuese nga Qeveria e Kosovës, paraqesin lehtësime shumë të rëndësishme të cilat konsiderojmë se do të reflektojnë në kushte më të favorshme nga ana e institucioneve kredidhënëse, për kreditë e garantuara”, tha Guvernatori Mehmeti.

Guvenatori theksoi gjithashtu se BQK-ja mbetet e përkushtuar që ky partneritet të fuqizohet edhe më tutje, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit të politikave, në mënyrë që ato të jenë sa më efektive në mbështetje të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM