Build Skills with our trainings

Sign up now!

U.d. presidentja Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër

Mar 4, 2021

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër, ku ka qëndruar me ftesë të Parlamentit Zviceran.

Përgjatë kësaj vizite, ajo është takuar me krerët e shtetit zviceran, me të cilët u diskutua bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, ndihma në fushën e zhvillimit, identifikimi i fushave të reja në sferën e bashkëpunimit bilateral si dhe projekte konkrete.

Osmani ka falënderuar për mikpritjen dhe takimet përmbajtësore Presidentin e Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi, Presidentin e Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve), Alex Kuprecht,  Zëvendëspresidentin dhe ministrin e punëve të jashtme, Ignazio Cassis, nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène KÄLIN, Grupin e Miqësisë Kosovë-Zvicër dhe zyrtarë të tjerë shtetëror.

Në takime është diskutuar mundësia për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë nga ana e shtetit zviceran. Autoritetet shtetërore të Zvicrës, kanë shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur rrugën e Kosovës për në BE, sikurse edhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një numër i madh i të cilave e kanë selinë në Zvicër.

“Sundimi i ligjit, demokratizimi, siguria dhe transparenca e llogaridhënia mbeten objektiva të përbashkëta dhe aleatët tanë do vazhdojnë të jenë pranë nesh në promovimin e tyre ashtu siç kanë qenë edhe deri më tani. Gjersa, në fushën e zhvillimit, theksova që e ardhmja e Kosovës do të orientohet kah investimi në kapital njerëzor e në këtë drejtim bazë e çdo suksesi është investimi në arsim, në të cilin drejtim mora përkushtimin e partnerëve tanë për mbështetje në drejtim të prezantimit të sistemit dual të edukimit në vendin tonë”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.

Në takimet me krerët shtetërorë të Zvicrës, zonja Osmani ka diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, në kontekst të të cilit është përmendur dialogu Kosovë-Serbi. U.d. Presidentja ka theksuar se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë me kufijtë̈ aktual të Republikës së Kosovës.

Është diskutuar edhe mundësia e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe është paralajmëruar fillimi i një projekti për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e parlamentarizmit.

Gjatë vizitës dyditore në Zvicër, u.d. Presidentja Osmani u takua edhe me grupin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në parlamentin zviceran, sikurse edhe me mërgatën kosovare.

Ajo ka takuar një grup të mërgimtarëve të cilët po bëjnë karrierë të suksesshme në fushën e politikës dhe sferave të tjera, thuhet në komunikatën për media e Zyrës s Presidentit.

“Krenari dhe gëzim të veçantë përjetova gjatë kësaj vizite duke qenë dëshmitare e arritjeve e suksesit të mërgatës tonë. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe lidhja jonë më e fortë me shtetin zviceran, si dhe mundësia më e mirë që fjalët e diskutimet t`i kthejmë në projekte konkrete në të mirë të vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM