Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Brezat e tashëm e të ardhshëm të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari

Mar 6, 2021

Në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u.d. e presidentit Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo në rrjetin social në Facebook ka thënë se komandanti legjendar, misioinari i lirisë Adem Jashari, e kishte të qartë se çfarë deshi lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.

Në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët mbi fatin e tyre vunë fatin e kombit, duke u flijuar për lirinë.
Në një nga inçizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, ai e kishte të qartë se çfarë deshi atëherë. Lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.
Në atë inçizim ai thoshte: “Jam këmbëngulës në ato parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë…vetëm një vdekje, se tjetër s`kemi në këtë jetë, dhe një fjalë e mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodhë, tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë dhe një vdekje, tjetër s`ka në grykë të pushkës”.
Ky ishte ndër xhirimet e pakta që na kanë mbetur nga trashëgimia më e çmuar, nga ikona e luftës dhe e lirisë sonë. Prandaj, përgjatë tërë angazhimit tonë mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari: që të mbesim këmbëngulës në parime, që të mbajmë besën e dhënë, e që jetën, që të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut.
Lavdi e përjetshme!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM