Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi sot është marshuar në sheshet e Prishtinës, me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”.
Ky marsh është e organizuar nga shoqëria civile e studentë.nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” dhe ka qëllimin e një kërkimi të një jete pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë, marshojmë sepse nuk duam të festojmë përderisa vajzat dhe gratë vriten, kundërshtojmë dhunën në baza gjinore dhe qëndrojmë të bashkuar/a për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë, kanë thënë aktiviste dhe aktivistë të kolektivit Marshojmë s’festojmë, në faqen zyrtare.
Në këtë marsh kanë marr pjesë edhe u.d. e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi, kryeministri në ardhje Albin Kurti.
Këtë vit për 8 mars, nën thirrjen “MARSHOJMË KUNDËR PATRIARKATIT QË VRET” do të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Marshojmë sepse nuk duam të festojmë përderisa vajzat dhe gratë vriten. Rezistojmë të bashkuara patriarkatin që vazhdon t’u marrë jetën shumë grave të Kosovës. Edhe ky 8 mars na gjen të revoltuara ndaj sistemeve shtypëse që kanë mundësuar përshkallëzimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave gjatë viteve të fundit. Do të dalim nga shtëpitë, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, zyret, spitalet e do të qëndrojmë të bashkuara kundrejt PATRIARKATIT QË VRET! Në këtë ditë, do të përkujtojmë të gjitha gratë që u vranë veç pse ishin gra dhe do të kërkojmë drejtësi nga një shtet që i legjitimoi këto krime.
Rezistenca jonë do të jetësohet në të gjitha hapësirat private e publike ku burrat ushtrojnë dhunë e terror mbi gratë deri sa të ç’rrënjoset sistemi patriarkal i cili na shtyp dhe vret.