Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të ’81 të studentëve, në postimin e tij në Facebook ka shkruar se dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive.
Ai tha se me 11 mars ishte dita që nisi një proces i pakthim dhe se me këtë datë u pagëzua Republika e Kosovës.
Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërmit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.
Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim.
Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës.
Lavdi të rënëve!