Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Hoti dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
Kryeministri në detyrë Hoti ka falënderuar Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimi, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.