Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani – Kolly: Gatishmëri e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

Mar 12, 2021

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Me këtë rast, u.d. presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

Osmani theksoi po ashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re.

Në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave, thuhet në komunikatë për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM