Build Skills with our trainings

Sign up now!

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës financon blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën 

Mar 19, 2021

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë. Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milionë € të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Financave.

Guvernatori i CEB, Rolf Wenzel, tha: “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështesim përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, së bashku me BE-në, FMN-në dhe Bankën Botërore. Në përputhje me mandatin e saj ekskluzivisht shoqëror, Banka do të luajë rolin e saj në adresimin e qasjes së pabarabartë të vaksinave COVID-19 në të gjithë vendet e saj anëtare. Kjo është kryesore jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale shëndetësore, por edhe për zbutjen rritjes së pabarazive sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM