Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dumoshi ngushëllon familjen e profesoreshës Sazana Çapriqi

Mar 19, 2021

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të profesoreshës Sazana Çapriqi ka dërguar telegram ngushëllimi familjes duke thënë se Sazana ka qenë një pedagoge e shkëlqyer universitare dhe studiuese e përkthyese e mrekullueshme e anglishtes, duke kontribuuar jashtëzakonisht në edukimin e gjeneratave si dhe në pasurimin e veprave të shumta me përkthime mjeshtërore.

Sazana ka qenë e angazhuar dhe ka bashkëpunuar edhe me institucionet, duke dhënë një kontribut të shumanshëm, si në organizata të shkrimtarëve, e së fundi ka qenë edhe anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në emër timin personal dhe të institucionit, ngushëllimet e përzemërta dhe të sinqerta ua përcjell fëmijëve, familjeve Çapriqi e Grajqevci, miqve e kolegëve të Sazanës, ka thënë Dumoshi në komunikatën për shtyp të MKRS-së.

 

Të nderuara familjet Çapriqi e Grajqevci,

Me pikëllim dhe mërzi të madhe e mora lajmin për vdekjen e Sazanës, nënës, familjares e bijës tuaj, profesoreshës e mikeshës tonë.

 

Ndarja nga jeta në një kohë të hershme është një përjetim i rëndë për fëmijët por edhe për familjen dhe është një humbje e madhe për ta edhe për ne, që e kemi njohur dhe bashkëpunuar me Sazanën.

Sazana, e cila ishte e lidhur ngushtë me familjen dhe me kolegët e miqtë, ka qenë një rrezatim dhe frymëzim dhe gjithmonë u ndodhej pranë.

 

Përpos angazhimit dhe kujdesit maksimal për familjen, Sazana ka qenë një pedagoge e shkëlqyer universitare dhe studiuese e përkthyese e mrekullueshme e anglishtes, duke kontribuuar jashtëzakonisht në edukimin e gjeneratave si dhe në pasurimin e veprave të shumta me përkthime mjeshtërore.

 

Sazana ka qenë e angazhuar dhe ka bashkëpunuar edhe me institucionet, duke dhënë një kontribut të shumanshëm, si në organizata të shkrimtarëve, e së fundi ka qenë edhe anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

 

Në emër timin personal dhe të institucionit, ngushëllimet e përzemërta dhe të sinqerta ua përcjell fëmijëve, familjeve Çapriqi e Grajqevci, miqve e kolegëve të Sazanës.

 

I lehtë i qoftë dheu!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM