Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, ka analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.
Pas analizës është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi Anti Covid-19, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.