Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton vendim e koncept dokumentin nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore

Mar 19, 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 71-ta me radhë, në të cilën ka miratuar një vendim dhe një Koncept Dokumenti nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për t’i dhënë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, sipërfaqen prej 15970.51 metra katror në pronësi të Ndërmarrjes Publike Qendrore Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos). Kjo pronë do të përdoret  për realizimin e projekteve me interes publik. Për këtë është dhënë edhe pëlqimi nga ana e InfraKos-it.

Qeveria e Kosovës, sot po ashtu ka miratuar Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, i cili synon të arrijë ndryshimin e politikave ekzistuese në përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së në kontekstin e zotimeve për krijimin e një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore të krahasueshëm me atë të BE-së sipas kushteve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Koncept dokumenti rekomandon rishikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore dhe të legjislacionit sekondar për zbatimin e këtij Ligji.

Kjo do të përmirësonte bazën për punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë; avanconte sigurinë ligjore në procesin rregullator të ndihmës shtetërore dhe avancim me angazhimet për integrimin në BE. Këto ndryshime janë thelbësore në mënyrë që të sigurohet që ndihma shtetërore e dhënë nga autoritetet e Kosovës është në përputhje me kërkesat përkatëse dhe efektet negative të ndihmës (kufizimet e konkurrencës dhe ndikimi në tregti) të zvogëlohen, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM