Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Pahor: Bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave për menaxhimin e pandemisë

Pri 8, 2021

Presidentja, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq presidenti Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM