Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe ambasadori Kolly, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave

Maj 11, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në një ceremoni nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra. Të pranishëm ishin edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.

Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rris qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje).

Para nënshkrimit të memorandumit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Kolly patën një bisedë të gjatë, ku ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën e qeverisë zvicerane përgjatë viteve. Ai ia shprehu mirënjohjen veçanërisht për ndihmën e pakursyer në avancimin e sektorit të ujërave nga faza urgjente e pasluftës deri në fazën zhvillimore, por edhe në përgatitjen për të ardhmen.

Kryeministri vlerësoi lart qasjen unike të Zvicrës në mesin e donatorëve për të zhvilluar sektorin nga niveli rural tek ndërmarrjet publike, tek institucionet dhe politikbërja përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra.

Në takim u bisedua për përkushtimin e dy ministrave, Aliu dhe Rizvanolli, në aspektin mjedisor dhe ekonomik të resurseve ujore, duke u angazhuar në kthimin dhe forcimin e ligjshmërisë, në mbrojtjen e resurseve ujore por edhe në performancën e kompanive rajonale të ujësjellësve dhe bordeve të tyre, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM